
Korrupsioni në Bashkinë e Lushnjes çoi në pranga edhe nënkryetarin Gentian Nushi.
Në qeli ndodhet ndërkohë ish-kryetari i Bashkisë, Fatos Tushe, në masën e arrestit me burg.
Nushi jo vetëm mbante detyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Lushnjes, por kishte edhe një funksion politik mjaft të rëndësishëm.
Ai është kryetar i degës së Partisë Socialiste në Lushnje.
Por ky fakt u fsheh çuditërisht.
PS është treguar hermetike dhe ka arritur deri aty sa në asnjë media emri i Gentian Nushit nuk njihet si kryetar i degës së PS Lushnje.
Dhe nuk po flasim për një anëtar të rëndomtë partie, apo qoftë edhe drejtuesin e një strukture të vogël, por për kryetarin lokal të partisë që qeveris vendin prej dy mandatesh, ndërsa ka nisur edhe të tretin.
Mbi të gjitha, i pakuptimë mbetet edhe hezitimi i përfaqësuesve të Partisë Demokratike për ta raportuar një gjë të tillë. Dhe këtu del qartë se mes PD dhe PS ka pakt për të mos i nxjerrë të zezat njëri-tjetrit dhe për këtë s’ka pikë dyshimi më.
© SYRI.net

