COVID-19/ Qeveria greke vendos masa të forta për hyrjen në Greqi, ja cilat janë

Qeveria greke ka vendosur masa të reja për hyrjen në Greqi për shkak të situatës të krijuar nga varianti Omicron.

Masa të reja për të gjithë ata që duan të vizitojnë Greqinë janë publikuar sot në Fletoren Zyrtare të qeverisë greke.

Sipas kësaj të gjithë udhëtarët mbi 5 vjeç do të mund të hyjnë për pushime në Greqi duke paraqitur një test negativ prej 72 orësh ose një test të shpejtë negativ prej 24 orësh pavarësisht nëse janë të vaksinuar. 

Ndër të tjera në masat e publikuara në Fletoren Zyrtare parashikohet ndalimi i përkohshëm të hyrjes në Greqi të të gjithë shtetasve të vendeve të treta nga çdo pikë hyrje në vend dhe me çdo mjet, duke përfshirë lidhjet ajore, detare, hekurudhore dhe rrugore, kjo për mbrojtjen e shëndetit publik dhe mos përhapjen e COIVD-19 në territorin grek.

Masat e publikuara në Fletoren Zyrtare greke:

 Neni 1 – Zbatimi i ndalimit të hyrjes në vend të shtetasve të vendeve të treta

Ndalimi i përkohshëm i hyrjes në vend të të gjithë shtetasve të vendeve të treta nga çdo pikë hyrjeje në vend dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore, për arsye paraprake të mbrojtjes së shëndetit publik dhe mos përhapjen e  COVID -19 në territorin grek.

2. Ndalimi i nenit 1 nuk zbatohet për shtetasit e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe të Marrëveshjes Shengen, duke përfshirë bashkëshortët ose personat me të cilët kanë lidhur marrëveshje bashkëjetese, si dhe fëmijët e tyre të mitur

3. Ndalimi i nenit 1 nuk zbatohet për banorët e përhershëm të vendeve të mëposhtme: San Marino, Azerbajxhan, Shqipëri, Andorra, Argjentinë, Armeni, Australi, Vatikan, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Japonia, India, Jordania, Izraeli, Kanadaja, Katari, Kina, Kosova, Kuvajti, Bjellorusia, Libani, Mali i Zi, Meksika, Moldavia, Brunei, Zelanda e Re, Koreja e Jugut, Ukraina, Uruguai, Federata Ruse,Serbia, Singapori, Turqia, Kili.

3.Të gjithë udhëtarët që do të udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht nga kombësia dhe mënyra e hyrjes në vend, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger Locator Form), në adresën elektronike https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi më parë. Dëshmia e plotësimit të formularit elektronik PLF, e cila i dërgohet automatikisht pasagjerit me e-mail nga sistemi, konsiderohet si dokument i nevojshëm udhëtimi. Një formular i vlefshëm PLF, me kod QR, konsiderohet i nevojshëm për hyrjen në çdo portë hyrëse të vendit.

4. Të gjithë udhëtarët do t’i nënshtrohen testit të shpejtë në çdo pikë hyrëse në Greqi dhe do të qëndrojnë aty deri në nxjerrjen e rezultatit.

5. Në rast konstatimi të tyre pozitiv për COVID-19, personat të cilët kanë kryer vaksinimin 14 ditë më parë vendosën një kufizim të përkohshëm prej 7 ditësh.

Këto masa do të hyjnë në fuqi mëngjesin e së dielës, datë 19 dhjetor.

Sipas qeverisë greke masat e marra do të jenë të vlefshme deri më 10 janar .

Trending