Nga Ailda Mengjesi.Mjeke ne chicago

Sigurisht qe as Dr. Berisha dhe as President Trump nuk posedojne artin elitar te komunikimit. Sigurisht qe menyra e tyre e te shprehurit le per te deshiruar.

Kjo krahasuar me gjuhen e mesuar ne workshope dhe kuruar ne detaje per te shprehur me sqime ne thelb nje asgje te embel e te bukur, e cila u drejtohet me se shumti atyre qe s’dine e s’kane te bejne aspak me politiken.

Mirepo ne vitin e mbrapshte 2020 e ketej eshte bere e pamundur mosperfshirja, keshtuqe edhe te mos krijuarit e nje instikt gati padashje per te pare, pertej fasades se fjales.

Personalisht kam kaluar neper disa faza te kuptuari dhe perjetimi. Po e filloj me antipatine deri ne peshtjellosje ndaj Dr. Berishes qe kulmoi me spektaklin famekeq te 97es, detaje te cilat kujtesa ime selektive perpiqet te mos i risjelle ne siperfaqe per te kursyer te njejten ndjesi aspak te kendshme.

Kjo pasuar nga nje lloj adhurimi naiv per aristin idealist, Rama, ndjekur me tej nga nje peridhe e gjate apatie politike, deri ne rilindjen e po te njejtes neverie, shumfish me revoltuese
kur shihje degradimin e shoqerise Shqiptare te viteve te fundit, migrimin masiv, pesimizmin absolut dhe shfytyrimin e nje vendi qe sikurse “elitat” e tij zhytur ne nje lloj vaniteti vjelles, nen fasaden shumengjyreshe fsheh mjerimin dhe bjerrjen shpirterore te pangjashme me asgje.

Por vjen nje moment veshtire te cuditesh me pasi ke jetuar ne Ameriken e 2020.
Pasi ke pare dhe perjetuar, zhberjen e cohes se nje perandorie qe per mbi 200 vjet mbajti ndezur zjarrin e endrres per liri ne pjesen tjeter te botes.

Pasi ke kuptuar cfare eshte “drejtesia” dhe kush e ben, cfare eshte “media” dhe kush e financon, cfare eshte Hollywood dhe kush e promovon kete lloj zhbjerrje totale te vlerave themeltare te cilat kane mbajtur gjalle civilizimin 2000 vjecar perendimor.
Qyteterim i cili ne trullosjen marramendese te iluzionit te lirise, vazhdon te ece me nje vendosmeri martirizuese drejt “vetevrasjes”.

A eshte Berisha nje Trump? – Jo. A Eshte Trump nje misherim i “Princit te Kalter” te endrres se vrare per rikthimin e shpreses?- kam frike qe jo.

Nje lloj antipatie me te lehte kisha provuar dhe ndaj tij, ne menyre fare pasive duke bere bashke menyren disi vulgare te komunikimit me ate qe servirnin masivisht dhe bujarisht mediat deri ne efektin e kundert. Pasi kuptova qe Trump, duke i dale perballe klases se korruptuar te te dyja kampeve ne DC, i beri nje sherbim marramendes jo vetem Amerikes, por botes mbare, duke e zgjuar ate nga gjumi. Iluzioni se Trump mund te fitonte i vetem perkarshi makinerise Euro-Atlkantike dhe falangave te saj si OBSH, UN, etc etc ishte po aq naiv sa eshte naiv qe Dr Berisha (i sotem) mund te fitoje i vetem , karshi klases se korruptar deri ne gryke politike te te dy paleve e te ktheje Tiranen ne vije te drejte.

Por njeriu eshte nje nga qeniet me instiktive dhe per pasoje, ajo shqisa e gjashte e cila perpunon realitetin ne nje menyre me te drejtperdrejte sesa 5 te tjerat, te ben te kuptosh se ndoshta dhe zgjimi vet eshte nje lloj mrekullie.

Ndaj karshi te keqes se madhe qe ka zene boten perendimore per gryke, ku ke frike t’i thuash burrit burre e gruas grua, ku fjala Krishtlindje njelloj si fjala nene e babe, eshte shenuar me kryq te kuq per t’u harruar, ku perkarshi prepotences dhe arrogances qeveritare, ti je nje insekt qe mund te shkelesh edhe me kembe, qe te drjetat e njeriut promovuar neper workshope financuar nga ata te cilet s’kane asapk per qellim bamiresine perkundrazi, jane ne fakt cnjerezore, ku kriminelit i ngrihet piedestal dhe patrioti anatemohet, njerezit kuptojne se perball kaosit KONSERVATORIZMI eshte menyra e vetme e te mbijetuarit, dhe mjaftohen me kedo qe i zgjon nga gjumi…

Eshte kohe zbaticash…

Trending