Rrugët e Londrës janë mbushur me lule dhe lodra fëmijësh në kujtim të 4 vogëlushëve që u dogjën brenda shtëpisë së tyre pak ditë më parë.

Qytetarët kanë shkruar letra emocionuese për ta.

“Babagjyshi do ua japë dhuratat në parajsë”-thuhet në njërën prej tyre.

Sipas The Mirror, 4 vëllezërit, të gjithë nën 5 vjeç u lanë vetëm në mënyrë të pakujdesshme nga dadoja e tyre të enjten mbrema dhe shtëpia mori flakë.

Në vendin e ngjarjes dje, një i ri ishte përlotur teksa kishte varur një shall të Sutton United FC në parmakë metalikë mbi një grumbull lulesh dhe homazhe – duke përfshirë shumë shënime dhe vizatime nga fëmijë të tjerë.

Njëri, i cili duket se është shkruar nga një shok i shkollës i quajtur Jude, tha: “Shpresojmë që ju djema të luani futboll me njëri-tjetrin në parajsë dhe të jeni të lumtur”.

Një tjetër : Mbani duart e kapura gjithmonë!

Trending