Pas nje lufte 4 vjecare ndaj kancerit nderron jete muzikanti fierak Paskal Rista ne Amerike.

Lajmin e ben te ditur djali i tij ne rrjetet sociale Eltoni.

Si kushdo ne Fier dhe une personalisht kam pasur nderin ta njoh nga afer jo vetem si muzikant dhe drejtues i shkelqyer por dhe si njeri me zemer te madhe dhe kurajo per cdo gje ne jete.

Paskali pas edukimit te tij muzikor ka punuar per nje kohe te gjate si drejtues muzike ne pallatin e kultures ne Patos bashke me Zhani Cikon dhe muzikante te formesuar nga vete Paskali si Aleko Pashaj apo klarinetisti Neki Barjami,Gezim Hajdini kengetaret Adriatik Agalliu apo Fatos Mane dhe breza te tere muzikantesh qe sot luajne neper bote muzike.Nje kontribut te jashtezakonshem ka dhene Paskali dhe ne pergatitjet e grupeve artistike si grupet e ndermarrjeve te naftes apo shkollave te mesme.Ne fushen e kompozimit ,krijitaria e tij ne cdo aktivitet po festival perbente nje cilesi per cdo aktivitet lokal apo kombetar.Instrumenti i tij i preferaur vec klarinetes apo fizarmonikes ishte sax tenor qe kushdo e mban mend kete instrument dekadent ne kohen e diktatures.Paskali do te mbahet mend per menaxhimin e shkelqyer qe ka bere ne vitet 88-90 ku era e demokracise po kerkonte shije te reja ne muzike apo koncerte .Koncertet ne kinemane e Celigradit ku Paskali bashke me grupin tone “persetrojka” organizuam koncertet e paharruara ne fier me kengetaret e asaj kohe si Paraqevi Simaku ,motrat Libohova ,Kozma Dushi dhe e paharruara Anita Bitri.Ishte guximi i ketij njeriu te shkelqyer qe na dha mundesine te krijonim kete grup qe luante muzike te huaj te ndaluar per ate kohe.Menjehere pas arjjes se demokracise Paskali nisi menaxhimet ne Greqi me kengetare dhe orkestrante.Cdo here qe takoheshim ne fier kenaqesia e tij me e madhe ishte koncerti me muzike shqip per te kenaqur bashkeatedhetaret kudo ku jetojne dhe punojne.Sigurisht dhe aftesia ime menaxheriale per koncerte ketu ne Usa, ishte merite e padiskutueshme e ketij njeriu te madh me zemer te madhe per kedo qe kerkonte ndihme.

Saksofoni i tij tenor sdo degjohet me .por historia e ketij njeriu te thjeshte me zemer te madhe jo jetoje perhere ne fier dhe ngado ku Paskali ishte pjese e cdo suksesi ne art apo ne jeten e perditshme.Ne emer te sofres fierake dhe te timin personal i shpreh ngushellime familjes se Paskalit mikut tim me vlere ,,,,,Te qofte dheu i lehte PASKAL RISTA,,,,

Gezim Muhaj chicago iliria

Trending