
Nga prof.Perparim Kabo
Kjo eshte me shume se ikje…Kishte kohe qe ndjeja nje heshtje, e merja me mend se dicka ndodhte sepse as nga Ty Vladimir as nga Viola bashkeshortja jote nuk kisha as nje shenje…Sot marr vesh se ti Vladimir Grillo pushove duke u nisur per ne amshim…Ishin diku vitet 70- 80 te kur ti erdhe ne ekranin e Rtsh,ne me te dashuren rubrike, ate sportive. Nje ze i qete,i plote,i sigurt dhe me nje emocion te kontrolluar …Me tej zeri yt percolli drejtperdrejt trasmetimin e shume ndeshjeve kombetare dhe nderkombetare qe kulmuan me golin e Sokol Kushtes ne Beograd…Per ne qe te njihnim nga afer eshte nje fat qe jetuam ne te njejten kohe. Cdo bisede me ty Vladimir Grillo dhuronte paqe, falte respekt, kenaqesin e degjimit , por mbi te gjitha kulture…Ishe tejet i kulturuar miku im…Flisnim me ty per atletiken, notin, tenisin, sportet me dore, sportet e renda e deri per ski……Sa kujtime kam me ty i dashur Vladimir…Nuk e harroj ishte prageuropiani i vitit 2012…Petrit Beci drejtori i pergjithshem i Rtsh ju theriti ne zyre…duke u konsultuar se si do te duhej te organizohej emisioni i pernatshem dhe ju, se bashku me mikun tone gazetarin e palodhur Defrim Methasani, i rekomanduat personin tim…Ato nete te bukura kur edhe Kosta Grillo shperthente ne mikrofon…Eh Ladi Grillo kush te takoi e nuk te dhuroi respekt, ke takove e nuk i fale miqesi, paqe, bashkepunim dhe dije…Edhe kur dole ne pension sa here takoheshim ne prani edhe te profesor Edi Kurtezit kudo qe te isha nisur ndalesha…ulesha prane jush,ndaja kohen me ty sepse e meritoje…Sa modestisht bisedoje, sa me edukat degjoje bashkebiseduesin…Vladimir Grillo nga sot eshte nisur ne jeten e amshume…Familja humbi nje njeri shembullor, shoqeria nje qytetar model, media sportive nje institucion , nje themelues te medias sportive televizive…Zeri yt eshte kudo ku ka shqiptare…eshte nje ndergjegje e bukur qe fal kujtime dhe gezim…
Lamtumire Vladimir Grillo…do na mungosh. Qofsh i Parajses…
Pkabo 30 dhjetor 2021


You must be logged in to post a comment.