
Për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB ka reaguar dhe ambasadorja Yuri Kim e cila përmes një postimi në Twitter shkruan se SHBA dhe vendi ynë do të ulen tashmë si kolegë në një nga tavolinat më të rëndësishme në botë.
“Ju mirëpresim!”-shkruan Kim.
Kujtojmë se nga sot, Shqipëria do të jetë anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit në OKB, duke marrë pjesë kështu për 2 vite rradhazi në të njëjtën tryezë me shtetet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit.
Postimi i ambasadores Yuri Kim:
Ju mirëpresim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së! Krenar që do të ulemi së bashku si kolegë në një nga tavolinat më të rëndësishme në botë.

