
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në një kopsht privat në Fier.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur vogëlushi po përgatitej për të ikur në shtëpi.
3-vjeçari ka qenë duke marrë çantën e tij, teksa kapuçi i xhupit ka kapur në varësen e rrobave dhe për pasojë ai është mbytur.
Ka qenë edukatorja e tij ajo që e ka gjetur të miturin pa shenja jete, ndërsa e alarmuar ka njoftuar koleget dhe më pas ambulancën.
Bëhet e ditur se 3-vjeçari ka shkuar në spital pa shenja jete.
Aktualisht edukatorja ndodhet në polici, ku po jep dëshminë e saj, ndërkohë që familjarët e 3-vjeçarit kërkojnë drejtës


You must be logged in to post a comment.