Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj ka thënë gjatë dëshmisë së tij në seancën gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë ditën e sotme  se ka vrarë ushtarë e oficerë serbë në betejen e Koshares sa herë që ka pasur mundësi sepse nuk ka pasur zgjidhje tjetër.

Haradinaj tha se nuk ka pasur punë me civilët, por duke qënë në frontin e luftës ka vrarë ushtarë e oficerë serbe sepse s’ka pasur mundësi zgjedhjeje. Ai thotë se ose do vriste ose do e vritnin sepse e tillë është luftaa. Ai me krenari tregon se në Kosharë ka bërë namin mbi ushtrinë e Sllobodan Millosheviçit. Nga prokurori, përveç çështjes së dosjeve, ai është pyetur edhe nëse mendon që UÇK-ja mund të ketë kryer krime përderisa Haradinaj ka thënë se Ushtria Çlirimtare të Kosovës, dhe ai si pjesë e saj, gjatë luftës në Kosovë nuk kanë synuar civilët, por vetëm kanë mbrojtur vendin dhe janë përballur me ushtrinë serbe. Ai i është shmangur pyetjes për UÇK-në por ka thënë se për vete ka bërë detyrën dhe madje dhe është plagosur pasi kanë qënë në luftë.

“Unë asnjëherë s’kam pasë punë me civilë, kur jam ndesh me ushtarë 

serbë i kam kokrru sa herë kam mujt. E dijnë saktë ata, ushtrinë e Slobodan Millosheviqit në Koshare saherë kam mujt ku e kam nxanë e kam gjujtë. Ka pasë dy rrugë ose me më vra ose me i vra, fati as unë s’kam mujt me vra sa kam dashtë por as ata ushtarët s’kanë mujt shyqyr me m’vra edhe pse më kanë plagos. Lufta është luftë, jam kah flas për frontin. Po, kam vrarë ushtarë serb edhe oficerë, që ata thonë që është oficer se unë nuk e kam ditë çka ka qenë, po nuk ka këtu të bëjë me civil asnjë gjë, unë nuk jam kthyer nga Suedia edhe për të dhënë lule, derisa jam kthyer të hyj në front. Kam pranuar të vdes vetë. Unë kam qenë në front, po flas për pikën e frontit, nuk jam marrë me civilë, as nuk jam marrë pas luftës me më këto sende. Është çliruar vendi im dhe në rregull është. Jam plagosur prej tyre, që kam mundur të jem edhe i vrarë, dhe nuk po lyp askush llogari pse më kanë plagosur. Në rastin tim as nuk po lyp llogari pse më kanë plagosur, as nuk po jap llogari pse kam gjuajtur në ta derisa kam qenë i sulmuar, në vetëmbrojtje kam qenë, në vendin tim më kanë sulmuar”, ka thënë Haradinaj gjatë dëshmisë së tij.

Dëshmia e Nasim Haradinajt, e cila ka filluar më 11 janar para Dhomave të Specializuara, do të vazhdojë edhe ditën e nesërme. Haradinaj po u përgjigjet pyetjeve të prokurorisë ditën e sotme dhe kjo është dita e tij e dytë në bankën e dëshmitarit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë që atëherë. Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Trending