Nga Artur .Mecollari
Ushtarak marine

Kryeministri Edi Rama sot bëri një vizitë në bordin e Aeroplanmbajtëses amerikane USS CVN-75 Herry S. Truman. Në postimin e tij në FB nuk tha asnjë fjalë falenderimi për komandantin dhe ekuipazhin e Aeroplanmbajtëses, si dhe atyre që organizuan këtë vizitë. Nuk përmendi as komandantin e saj Kapitenin e Rangut të Parë Gavin Duff.
Hipja në një anije të huaj ushtarake është një akt ceremonial, pasi ke kaluar në territorin e një shteti tjetër ku respekti për flamurin dhe komandantin, si ushtruesi i sovranitetit të shtetit të flamurit. Për më tepër komandanti i aeroplanmbajtëses është i zoti i shtëpisë i cili ju respektoi. Për më tepër komandanti Duff ju respektoi duke u lejuar të uleni në kolltukun e tij në urën e komandimit.
Nëvleftësimi në tregimin e respektit natyrisht që nuk i prish asnjë punë as kapitenit as atyre që e urdhëruan dhe organizuan vizitën tuaj në bord. Desha t’ju kujtoj se kapiten Duff komandon një anije që kushton dyfishin e GDP që ju menaxhoni dhe fuqia luftarake e anijes e bën atë një personalitet me rëndësi më të madhe se të tre kryeministrat e “Ballkanit të hapur” bashkë. Kur ndodh një krizë në botë Presidenti i SHBA pyet vetëm ku ndodhen aeroplanmbajtëset.
Si ish-zëvendëskomandant i Forcës Detare, i disa reparteve të saj dhe student në disa shkolla në SHBA kam patur rastin të ftohem dhe të mirëpres në bordin e anijeve tona shumë personalitete të SHBA. Në asnjë rast nuk i kemi trajtuar dhe nuk na kanë trajtuar me këtë munges respekti.
Faleminderisht SHBA, Ambasadës së SHBA, Komandanës së Flotës së 6-të dhe Kapitenit të Rangut të Parë Gavin Duff që në emër të miqësisë të ngushtë dhe aleancës midis dy popujve dhe vendeve tona mirëpritët Kryeministrin e Shqipërisë në bordin e Aeroplanmbajtëses USS CVN-75 Herry S. Truman dhe zhvilluar stërvitje me Forcat tona Detare.


You must be logged in to post a comment.