Futbolli shqiptar në zi. Ndahet nga jeta ikona e futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Ramazan Rragami.

Rragami vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën ditën e sotme në moshën 77 vjeçare, duke lënë pas një hidhërim të thellë jo  vetem tek familja e tij, por edhe tek i gjithë komuniteti i futbollit shkodran dhe shqiptar.

Ramazan Rragami lindi në Shkodër më 3 prill 1944 dhe që prej moshës 12-13 vjeçare dhe para 2-3 vitesh ka qenë gjithnjë protagonist tek futbolli, pra për një periudhë 60 vjeçare, pa asnjë shkëputje për asnjë moment.

Trending