
Avokati Altin Goxhaj ka qenë i ftuar në studion e Fax News për të komentuar vizitën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në vendin tonë ditën e sotme që përkon edhe me datën e vdekjes së emblemës dhe heroit të kombit shqiptar “Gjegj Kastrioti, Skënderbeu”.
Goxhaj tha se veprimi i bërë nga Turqia me ndërtimin e shtëpive të shembura nga tërmeti ishte mjaft pozitiv, por ajo që la shije të keqe dhe që shkaktoi një revoltë të shqiptarëve ndaj Erdogan ishte fakti se ky i fundit kishte zgjedhur të vinte pikërisht në datën e vdekjes së Skënderbeut.
Më tej avokati tha se shtëpitë ishin përfunduar 4 muaj më parë por jo pa qëllim u zgjodh kjo datë. Ndër të tjera ai foli edhe për vendime të marra në vitin e kaluar ku në datën 2 mars që përkon me Besëlidhjen e Lezhës, ishte marrë vendim për futjen e gjuhës turke në shkolla. Ndërsa në datën 28 nëntor 2021, Këshilli Bashkiak i Kurbinit kishte shpallur Erdoganin qytetar nderi.
Avokati Altin Goxhaj: Vizita e Erdoganit ishte diçka e pritshme sepse gjithë ai investim i bërë për të ndërtuar ato shtëpi normale që duhet të vinte një përfaqësues i shtetit. Por ajo që e prish këtë gjë, është mënyra sesi është organizuar kjo vizitë. Unë them se mënyra sesi është përgatitur bashkarisht mes Ramës dhe Erdoganit e ka humbur pozitivitetin e atij veprimi kaq pozitiv që bëri Turqia me ndërtimin e shtëpive por unë do e thoja me plot gojën që ka krijuar një çarje të fortë mes shumë shqiptarëve dhe Erdoganit pikërisht me caktimin e datës së sotme që përkon me vdekjen e Skënderbeut, sikur ky i fundit të mos ekzistonte fare, pra u mohua që ai ekziston.
Mund ta them me plot gojën që sot rrjetet sociale kanë parë një revoltë të paparë që nuk kishte të bënte me vizitën e Erdoganit por me atë mënyrë sesi u realizua ajo vizitë. Sot në vend që të kishte komplimente që të thonin Bravo Erdoganit apo bravo taksapaguesve turq, është hapur një debat mbi Skënderbeun. Erdogan hapi një debat që nuk i takonte sepse nuk përfaqëson Perandorinë Osmane por Turqinë moderne. Mënyra sesi është sjellë sot aid he qeveria shqiptare dhe politika shqiptare përcakton fatin e një vizite të shëmtuar se në vend që Erdogani të pritej me lule do të shihet si dikush që u përpoq të shkelte dinjtetin e shqiptarëve.
Duke qenë se Skënderbeu nuk ka ditë të saktë për lindjen ka bërë që për ne 17 janari të jetë një ditë shumë e rëndësishme. Sepse Besëlidhja e Lezhës në 2 mars në vitin 1443 është moment që përcaktoi ekzistencën e kombit shqiptar, pra hera e parë që bëheshin bashkë njerëzit që flisnin shqip.
Në Besëlidhjen e Lezhës u përcaktua një aleancë gjigabde që sot e quajmë Shqipëri Natyrale, Skënderbeu ishte i pari që mundi t’i bashkonte. Shqiptarët përbëheshin nga 2 pjesëza të fuqishme, gegë edhe toskë, u bënë bashkë në besëlidhjen e Lezhës. Skënderbeu u bë babai i kombit shqiptar, ai madje ideoi edhe flamurin tonë.
Pse duhej pikërisht të zgjidhej kjo datë?
Unë jam i mirëinformuar dhe mbaj përgjegjësi të plotë. Banesat që janë inaguruar sot janë përfunduar para katër muajsh për interesa elektorale. Por nuk e mendoja kurrë se do zgjidhej dita e sotme për të bërë vizitën. Por po ashtu vitin e kaluar në datën 2 mars që përkon me Besëlidhjen e Lezhës, është future dhe gjuha turke në Shqipëri. Po ashtu në 28 nëntor të 2021, Këshilli Bashkiak i Kurbinit ka votuar që Erdogan të shpallej qytetar nderi.
Pergatitur nga faxnews


You must be logged in to post a comment.