Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku 11 vite më parë u vranë në protestë Hekuran Deda, Aleks Nika, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj. Sikurse çdo vit, kreu i qeverisë i shoqëruar nga familjarë të viktimave dhe anëtarë të kabinetit, ka vendosur lule në vendin ku u vranë viktimat e protestës së socialistëve, asaj kohe në opozitë.Më herët, kryeministri shkroi në Facebook se drejtësia vonon, po nuk harron. Ai thekson se vrasja e 4 protestuesve kërkon drejtësi. Vitin e kaluar, prokuroria ka rihapur hetimet për vrasjet e 21 janarit, pas kërkesës së Policisë së Tiranës, ndërsa familjarët kërkojnë ende drejtësi.

Trending