
Në St. Mary Stadium ndërpritet seria e fitoreve të Manchester City, që pas 12 sukseseve radhazi nuk shkoi përtej 1-1 kundër Southampton të një Armando Broja të inspiruar, por të ndjekur nga mungesa e fatit: shtyllë e gol i anulluar për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë, por që krijoi panik në cdo moment për Citizens. Saints të aftë të bllokonin 0-0 skuadrën e Guardiolas në Etihad, kaluan në epërsi pas vetëm 7 minutash lojë: Redmond pasoi në qendër për Ëalker-Peters, i cili me një djathtë të shkëlqyer gjeti shtyllën e largët duke mposhtur Ederson. Formacioni i Guardiolës nis të bëjë presion mbi vendasit, që i besojnë kundërsulmit dhe panë t’i anullohet goli i dyfishimit të mundshëm të Brojës, për pozicion jashtë loje. Pasi kapërceu frikën, City u shty sërish përpara dhe preku golin e barazimit me Sterling, goditja e të cilit kaloi ngjitur me shtyllën.

