
Në këtë mbledhje u votua edhe për përfaqësuesve të SHRF-së së Fierit, që do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Ata do të jenë Iliaz Haxhiaj, Koço Kokëdhima, Fatos Sulaj dhe Robert Çaushaj.
FIER – Janë zhvilluar këtë të enjte punimet e Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Futbollit në Fier, ku është zgjedhur edhe kryetari i ri i kësaj shoqate. Në këtë mbledhje morën pjesë delegatët e 15 anëtarëve të kësaj shoqate nga 23 që janë në total.Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Tahir Kastrati, i cili mori pjesë në këto punime, falënderoi të gjithë anëtarët e kësaj shoqate për kontributin e dhënë për zhvillimin e futbollit në zonën e Fierit, teksa i garantoi se Federata e Futbollit do të jetë gjithmonë në mbështetje të tyre.
Më tej, punimet vazhduan sipas rendit të ditës, që kishte si pikë kryesore zgjedhjen e kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Fierit, ku pas votimit u zgjodh Iliaz Haxhiaj, me vota unanime.
Në këtë mbledhje u miratua edhe buxheti i SHRF-së së Fierit për vitin 2022, teksa anëtarësia e shoqatës vendosi të propozojë emrin e Iliaz Haxhiaj për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së
Gjithashtu, Shoqata Rajonale e Futbollit Fier, në këtë mbledhje votoi edhe zgjedhjen e përfaqësuesve të SHRF-së së Fierit, që do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Përfaqësuesit e zgjedhur janë Iliaz Haxhiaj, Koço Kokëdhima, Fatos Sulaj dhe Robert Çaushaj.
Në një prononcim pas këtyre punimeve, kryetari i ri i kësaj shoqate, Iljaz Haxhiaj falënderoi të gjithë delegatët që i dhanë votën dhe i besuan këtë mandat, teksa u shpreh se do t’i japë përparësi futbollit amator dhe futbollit të fëmijëve. “E thashë edhe përpara delegatëve të Asamblesë, i falënderoj për besimin dhe mbështetjen që më dhanë dhe sfida ime në këtë post që më dhanë është që t’i jap sa më shumë përparësi futbollit amator dhe sfida tjetër është të krijohen sa më shumë kushte dhe garë sa më të drejtë dhe sa më të ndershme për fëmijët”,- u shpreh Haxhiaj.


You must be logged in to post a comment.