
Muzikanti i mirnjohur Gazment Mullahi poston per humbjen aksidentale te artistit me fame ne Greqi nipit te tij Panojot Naci.
Postimi ne Facebook Nje aksident tragjik i merr jeten aktorit shqiptaro-grek Panajot Naçi. Lajm ky i sapodhene nga te gjitha mediat e Athines qe humb jeten ne oret e para te kesaj te shtune te fundit Janari nje nder aktoret me te njohur ne shume seriale televizive dhe rolesh ne teater, nga me te suksesshem ne Greqi.
Dhimbje e papershkrueshme per familiaret dhe te gjithe rrethin shoqeror e miqsor. Humbje e thelle dhe per artin shqiptar qe humbasim nje artist elitar qe i bente nder e krenari origjines prej nga pati rrenjet dhe emrin ku lindi.
Bir nje te denuari politik ne burgjet e diktatures ne regjimin e kaluar te Tiranes me origjine nga Himara.
Erdhi ne jete ne Tirane ne ag te lindjes se nje periudhe demokracie te vitit 90. U rrit , u edukua dhe ndertoi nje kariere te shkelqyer duke arritur ne qarqet me te larta artistike te Athines duke e konsideruar veten “Himarioti-shqiptar prej brezash .
Lamtumire Panajot i dashur,nipi im i rralle artist, djali i vetem i motres time te vetme, Zana.
“Peu keputet aty ku eshte me i holli” mbetet thenia qe te therr keqas.
Dhembje do te kemi ne shpirt per ty sa jeta.
U prehsh ne paqe !


You must be logged in to post a comment.