3 vite e 4 muaj burg për Saimir Tahirin. Ish-ministri i brendshëm u dënua sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Beteja e drejtësisë zgjati gati 5 vite.

“Vuajtja me dënim fillon nga dita e ekzekutimit dhe të kryet në një burg të sigurisë së zakonshëm. I lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë.”, tha gjykatësi.

Prokuroria e Speciale kërkoi 12 vite burgim për Tahirin, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar Prokuroria Speciale kërkoi përfundimisht që ish-ministri të dënohet me 8 vite burg dhe 3 vite mos të ushtrojë funksion publik.

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimin të Organizuar kërkoi praninë e kamerave në sallën ku u dha vendimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri pas 4 orësh pritje.

Kërcënimet e Saimir Tahirit 

Tahiri ishte fare pranë arrestimit më 19 tetor të vitit 2017. Gati në lot, në “Opinion” ish-ministri kërcënoi duke thënë se edhe nga “qelia më e fundit” do të zbulonte të drejtën e tij.

Trending