
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Fier, ku 56-vjeçari Petrit Manaj, për motive banale ka vrarë me thikën e bukës bashkëshorten e tij, Valdete Manaj.Mësohet, se ngjarja fillimisht është raportuar si vetëvrasje, ndërsa në trupin e gruas është konstatuar një plagë në shpinë dhe disa shenja në pjesë të tjera të trupit. Uniformat blu kanë marrë njoftim nga vëllai i Petritit, me profesion police.
Pas grumbullimit të provave është thërritur për të dhënë dëshminë e tij para hetuesve edhe i shoqi i gruas. Pas disa orë marrjesh në pyetje, ai ka pranuar se e ka vrarë ai të shoqen, duke shtuar më tej se dyshonte se e shoqja e tradhtonte, ndaj për këtë arsye ka kryer aktin e rëndë.
“Po unë e vrava, e bëra për xhelozi. Më tradhëtonte,”- është shprehur ai ndër të tjera. Petrit Mamaj është vënë në pranga dhe ndaj janë ngritur akuzat për vrasje.
Sipas fqinjëve, çifti nuk ka pasur probleme, ndërsa një ditë më parë është larguar nga banesa drejt Gjermanisë djali i tyre. Mësohet se viktima punonte shitëse në një dyqan në qytetin e Fierit, ndërsa bashkëshorti i saj ishte punonjës në shërbimet komunale.

