
Ministri i Mbrojtes Niko Peleshi ka komentuar situatën e nxehtë në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, ku shprehet se pasojat e këtij agrsioni mund të destabilizojë situatën në Kosovë.
Në një intervistë në emisionin ‘Now’, ministrit Peleshi tha se pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të ndikonte në politikat e brendshme të disa vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe proceset politike mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu ministri sqaroi tha se vende si Serbia apo Bosnjë-Hercegovina mund të ndikoheshin në politikat e tyre të brendshme në rast të një pushtimi të mundshëm rus ndaj Ukrainës.
Ai përmendi çështje të nxehta dhe ende të hapura në Ballkan siç është veriu i Kosovës, dialogu Kosovë-Serbi të cilat mund të ndikohen nëse ndodh një sulm ushtarak.
Peleshi: Nuk dua ta mendoj si përplasje të ushtrive dhe pozicionim të shteteve por e kam fjalën për përshkallëzim të situatës, ndikim të situatës së politikës së brendshme në vende si Serbia që janë të ndikuara nga Rusia. Kemi pika të nxehta si veriu i Kosovës dhe në vende të tjera ka faktorë të tërë që presin mjegullën për të vepruar. Shqipëria është e lidhur në një konflikt që mund të ndodhë në Kosovë, ne jemi krah tyre. Po flas për konflikte politike, për prishje të proceseve politike. Kemi dialogu në Kosovë, Ballkanin e hapur por të gjitha këto në ndikimin e një konflikti të tillë nuk mund të kenë progres por vetëm regres.
© SYRI.net

