Wizz Air CEO Slams Business Class as Enemy of Environment

Kompania WizzAir nisi fluturimet nga aeroporti i Kukësit, fillimisht me 3 destinacione drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në aeroportin e Kukësit, tha se me drejtorin e kompanisë WizzAir ka biseduar për punësimin e të rinjve shqiptarë.Sipas kreut të qeverisë, WizzAir deri më tani ka punësuar 200 shqiptarë dhe plani është që ky numër të shkojë në 500.

“Sot WizzAir ka 200 shqiptarë të punësuar dhe plani është për të shkuar në 500 të punësuar. Në muajt në vijim kompania do hapë thirrjet për të punësuar të rinjtë, janë vende pune cilësore të paguara mirë dhe ata që dëshirojnë të punësohen në këtë kompani duhet të mos e presin punën t’ju vijë por të shkojnë edhe të aplikojnë”.

 Kryeministri u shpreh gjithashtu se do të vazhdojnë investimet edhe në aeroportin e Tiranës, por edhe në aeroporte të tjera si në Vlorë e Sarandë.

Ne do vazhdojmë investimet. Investimet në aeroportin e Tiranës do të jenë masive bazuar në kontratën që kemi bërë me koncesionarin më në fund shqiptar të aeroportit, do të investohet për pistën për të garantuar edhe çeljen e fluturimeve transoqeanike, do të investohet për terminalin e ri. Paralelisht me Tiranën po fillojmë të investojmë në Vlorë. Do të investojmë në Sarandë. Këtu në Kukës fillon një epokë e re për aeroportin e Kukësit. Nuk do ti ndahem kësaj zone deri kur të bëhet realitet parashikimi i studimit për qindra mijëra pasagjerë që do të dalin nga aeroporti i Kukësit. Brenda këtij mandati të kësaj qeverie do të shohim që Kukësi dhe aeroporti i tij do të jenë pikë referimi jo vetëm banorët e verilindjes së Shqipërisë, por edhe për më tepër se kaq pasi oferta e Kukësit do të jetë një ofertë shumë konkurruese dhe fituese për të gjithë”, u shpreh Rama. /tvklan.al

Trending