
Me hidhёrim tё thellё njoftojmё se mё datё 8 Shkurt 2022 vdiq papritur znj.Vera Ferko. Ajo lindi mё datё 26 Mars 1955 nё qytetin e Fierit.
Vdekja e saj, la nё pikёllim tё thёllё bashkёshortin e saj Xhevair Ferko fёmijёt e saj Adelina, Nertila, Florian e Arsen Ferko, mbesat Arlina, Olensia e Aurora, Vёllain e saj Dane dhe motrat Ateme, Bete dhe Mjaftime si dhe të gjithё miqtё e shoqёrinё e familjes Ferko.
Homazhet (Viewing) në respekt tё tё ndjerёs Vera e familjes sё saj do tё bёhen ditën e Shtunë, me datё 19 Shkurt 2022, ora: 9:00 AM – 11:00 AM nё shtёpinё funerale “Lambie Funeral Home” me adresë: 8000 Rowland Ave, Philadelphia, PA 19136.
Trupi i tё ndjerёs do tё dёrgohet nё Shqipёri pёr tu prehur pёrgjithmonё nё varrezat e qytetit te Fierit.
Shoqata “Bijtё e Shqipёs” Philadelphia, Ju shpreh ngushёllimet mё tё sinqerta familjes Ferko për ndarjen nga jeta të njeriut te tyre tyre te dashur. Shpirti i saj u prehtё nё paqe!


You must be logged in to post a comment.