Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Rusia mund të kryejë një operacion të njohur si “Flamuri i rremë” për t’i dhënë asaj një pretekst për të nisur një operacion ushtarak në Ukrainë.

Operacionet e “flamurit të rremë” janë ato që kryhen me qëllimin për të maskuar përgjegjësit e sulmit ose për t’i dhënë mundësi sulmuesit që të fajësojë dikë tjetër.

Ky term e ka origjinën nga lufta detare në shekullin e 16-të, kur anijet (fillimisht ato të piratëve) mbanin flamujt e kombeve të tjera për të pasur elementin e befasisë përpara sulmit.

Prej asaj kohe, ka pasur shumë shembuj të operacioneve të “flamurit të rremë” në histori.

Në incidentin e Mukdenit të vitit 1931, agjentët japonezë sabotuan një pjesë të hekurudhës për t’i pasur pretekstin e pushtimit të Mançurisë.

8 vjet më vonë, agjentët gjermanë shpikën një sulm në një stacion radioje përgjatë kufirit polak më 31 gusht 1939. Ata qëlluan civilë të vdekur duke i veshur ata me uniforma polake.

Incidenti u përdor më vonë si një pretekst që forcat gjermane të pushtonin Poloninë, duke shënuar fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Zyrtarët rusë kanë mohuar vazhdimisht pretendimet e SHBA-së se planifikojnë një operacion të ngjashëm për të lejuar pushtimin e Ukrainës. ©LAPSI.al

Trending