
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaxhka ka dënuar vendimin e marrë nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin për njohjen e pavarëisë së rajoneve të Ukrainës të populluara nga separatistët rusë, respektivisht Donetskut dhe Luhanskut.
Gjatë reagimit të saj Xhaxhka shkruan se Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia duke theksuar se kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar.
“Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës , Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregriteti territorial dhe pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës!”, shkruan Olta Xhaxhka.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka bërë zyrtare njohjen si shtete të pavarura të Luhanskut dhe Donetskut, rajoneve juglindore të shkëputura nga Ukraina 8 vite më parë. Në një konference “live” për popullin e tij, Putin tha se ky është një vendim që duhet ta kishte marrë kohë më parë.


You must be logged in to post a comment.