Ne chicago sot u njoftua nje lajm i trishte dhe i pabesueshem.Drejtuesi i nje nder kompanive te sigurimeve nderroj jete ne moshe 61 vjec.Asllan Hormova nje ish inxhinier ne Fier por dhe nje patriot i nderuar ne komuntetin e shqiptareve ne chicago dhe rrethina beri ate qe shume kush e kishte numurin e tij ne cdo telefon.Suksesi dhe gadishemria e pershkoj kete njeri deri ne momentet e fundit te jetes .Te qofte dheu i lehte miku im dhe i gjithe shqiptareve ne diaspore.

Njoftimin e jep familja e te ndjerit ;

Me hidhërrim të madh njoftojmë se babai jonë i dashur, Asllan Hormova, ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, në 23 Shkurt 2022, në moshën 61-vjeçare.

Asllani ka lënë pas gruan e tij të dashur prej 35 vitesh, Dezdemona Hormova; fëmijët Ilir (Nertila) Hormova dhe Tesi (Joseph) Hormova.

Asllani ka lindur dhe është rritur në Shqipëri. Ai ishte më i vogli nga pesë fëmijët dhe gjithmonë kishte një aftësi për matematikë dhe inxhinieri. Ai u diplomua në Inxhinieri Mekanike në Universitetin e Tiranës në vitin 1985. Pas diplomimit Asllani punoj si inxhinier mekanik në AlbPetrol. Në vitin 1998, Asllani dhe familja e tij u transferuan në Shtetet e Bashkuara për të banuar në Çikago. Në vitin 2011 Asllani hapi kompanin e tij të sigurimeve, e cila tani është një biznes i suksesshëm familjar. Ai ishte gjithashtu një anëtar shumë aktiv i komunitetit shqiptaro-amerikan në Çikago.

Mbi të gjitha, Asllanit i pëlqente të kalonte kohë me familjen e tij. Ai iu përkushtua pafundësisht atyre që e rrethonin dhe ishte një bashkëshort e baba i dashur që nuk do të harrohet kurrë.
Nuk ka fjalë që mund të shprehi se sa zemërthyer jemi. Babai ynë ishte dhe do të jetë gjithmonë heroi dhe modeli jonë më i madh. Ai na dha mësimin më të rëndësishëm të jetës: të shijoni çdo moment të vogël që kaloni me të dashurit tuaj. Pavarësisht të gjitha vështirësive me te cilat ai u përball në këtë botë, ai kurrë nuk hoqi dorë nga lufta që mund të kishte edhe një ditë pranë nesh. Ai përmirësoi jetën e të gjithë atyre që e rrethonin dhe gjithmonë mendonte për detyrën e tij ndaj familjes dhe komunitetit.

U prefsh ne paqe babi. Dashuria juaj dhe gjithçka që na keni mësuar do të na udhëheqin gjithmonë në rrugën tonë. Ju keni ndërtuar një trashëgimi dhe çdo brez që vjen më pas do ta dijë se gjithçka që u arrit ishte falë jush.

Miqtë mund të vizitojnë familjen të martën, 1 Mars 2022 nga ora 4-8 pm në:
Belmont Funeral Home
7120 W Belmont Ave
Chicago, IL 60634

Varrimi do të bëhet në orën 11 të mëngjesit të së Mërkurës, 2 Mars 2022 në Belmont Funeral Home, e ndjekur nga një procesion, ku Asllan do të prehet në varrezat Elmwood në Chicago IL.

Për shërbimet e luleve:
Quasthoff’s Flowers
8125 Grand Ave
River Grove IL 60171
708-456-7890

Trending