Presidenti Zelenski ka pranuar që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus për të nisur negociatat për t’i dhënë fund luftës. Vendi i takimit do të jetë në kufi me Bjellorusinë.“Gjatë një bisede telefonike me Presidentin Bjellorus Aleksandër Lukashenko, Presidenti Vladimir Zelenski ra dakord që delegacioni ukrainas do të takohej me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripiat” njoftojnë mediat ukrainase.“Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, shkroi zyra e Zelenskit.

Trending