Sot eshte ndare nga jeta ne qytetin e Fierit Sotiraq Aleksi,ish kryetari i pare i bashkise pluraliste te bashkise Fier ne vitet 1992-1996.Lindi ne Fier ne vitin 1936 dhe u rrit po aty ne nje familje shume te nderuar te qytetit.Me profesionin inxhinjer gjeoded punoj per nje kohe te gjate ne ndermarjen sizmike Fier ku spikati per vlerat e tij intelektuale. Ne dhjetor te vitit 1990 u be pjese e komisjonit nismetar te themelimit te deges se partise demokratike Fier,ku dha nje kontribut te çmuar ne arritjet e kesaj dege deri ne fitoren e PD ne zgjedhjet e 22 marsit 1992.Ne zgjedhjet lokale te 26 korrikut 1992 u zgjodh kryetar i bashkise me nje shumice absolute votash detyre te cilen e kreu me shume sukses.Aktiviteti i tij ne PD ka qen i jashtezakonshem dhe per kete vleresohej me notat maksimale nga qytetaret Fierak te PD por edhe te formacioneve te tjera politike.Ka qen keshilltar i keshillit bashkiak per tre legjislatura ku edhe ketu dha nje kontribut te çmuar.Ndihem krenar dhe shume i privilegjuar qe kam qen nje nga miqte e afert te tij por edhe bashkepuntor me te qe nga themelimi i deges se PD Fier.U prehshe ne paqe miku im,ngushellime te sinqerta dy djemve te tij dhe gjithe familjes Aleksi.

DURIM LEKDUSHI AVOKAT

Trending