Të gjithë lexuam mbi Elsën! Shumë iu vërsulën dhe sollën në vëmendje përkrahjen e saj të hapur ndaj rilindjes, duke nxjerrë fotot që e rendisin në krah të Kryeministrit.

Unë nuk di të them a ka të bëjë fëmijëria e vështirë e Elsës me veprimet e saj në moshë madhore. Nuk marr përsipër të flas për këtë. Në parim, bie dakord me faktin se profili publik, për vetë influencën që ka në shoqëri, duhet të kujdeset në mënyrë të veçantë që të sillet brenda normave të gjithëpranuara shoqërore dhe morale.

Megjithatë, diçka më duket evidente. Besoj se një pjesë e mirë e batërdisë kundër Elsës ka ardhur edhe nga shoqëzimi i krimit (të prezumuar) të saj me binomin “rilindje-drogë”. Ky binom i pandashëm, i krijuar nga qeverisja aktuale, dashje pa dashje, ka njollosur thellë shoqërinë tonë.

Realiteti i ashpër është që askush që i qëndron në krah sot rilindjes nuk është i imunizuar ndaj sulmeve dhe stereotipeve të tilla.

Elsa nuk është e para artiste që akuzohet për të tillë krim. Por, nuk mbaj mend të jenë sulmuar të tjerët në këtë mënyrë dhe me këtë intensitet.

Diferenca? Njehsimi i fajit individual me fajin kokektiv të rilindjes!

Nëse dikush devijon, qoftë edhe në kushte vetjake, përkrahja e tij/saj për një grup shtet-shkatërrues dhe thellësisht të inkriminuar si rilindja, detyrimisht amplifikon përbuzjen shoqërore ndaj personit.

Ky fenomen duhet të jetë një kambanë alarmi për të gjithë artistët. Asnjë artist nuk duhet ta shpjerë veten të mbajë mbi shpatulla barrën e rëndë të rilindjes!

Nga status i Nador Bakalli fb.

Trending