
Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov është arrestuar mbrëmjen e sotme. Arrestimi i tij erdhi si rezultat i një operacioni që përfshinte zyrën e prokurorit të BE-së. Urdhëri i arrestit erdhi nga Kryetarja e Zyrës së Prokurorisë së BE-së, Laura Kovesi.
Ky është rasti i parë që Zyra e Prokurorise në BE arreston një kryeministër.
Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Brendshme bullgare, e cila sqaroi se është arrestuar edhe ish-ministri i financave Vladislav Goranov, ish-kryetarja e komisionit parlamentar buxhetor Menda Stoyanova si dhe këshilltarja e Borisovit për media, Sevdalina Arnaudova
“Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane në Bullgari. Kërkime dhe sekuestrime janë kryer në shumë adresa. Bojko Borisov, Vladislav Goranov, Menda Stoyanova dhe Sevdalina Arnaudova janë aktualisht të ndaluar”, njoftoi kjo ministri.


You must be logged in to post a comment.