Fabrika e hekurit dhe e çelikut në Mariupol, e njohur si “Azovstal”, më e madhja në Europë  është shkatërruar plotësisht nga bombardimet ruse.

Drejtori i përgjithshëm i Azovstol tha në Telegram se fabrika u godit, megjithëse nuk e specifikoi shkallën e dëmit.

Ai tha ndër të tjera në statusin zyrtar se punëtorët e fabrikës kishin marrë masa sigurie që nga fillimi i luftës në mënyrë që ajo të mos përbënte një rrezik më të gjerë për banorët.

Bëhet me dije se fabrika e çelikut ka qenë një aset kyç në Mariupol, në Detin Asov, të cilin Moska po lufton prej dy javësh për ta marrë. lindore të Donetsk dhe Luhansk, të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, dhe Krimesë, gadishullin që Rusia pushtoi dhe aneksoi në 2014.

Trending