
Oligarku rus Roman Abramoviç dhe një pjesë e negociatorëve për paqen me Ukrainën dyshohet se janë helmuar.
Lajmi është publikuar nga Wall Street Journal, e cila shkruan se Abramovich, së bashku me negociatorët e Ukrainës për paqen, mund të jenë duke vuajtur nga simptomat e helmimit.
shenja në lëkurë, në fytyra dhe duar.
Ata fajësuan për sulmin e dyshuar krahun ekstrem të Moskës e cila donte të sabotonte bisedimet, pasi nuk donte që të merrte fund lufta. Një person i afërt me Abramovich tha se nuk ishte e qartë se kush e kishte shënjestruar grupin për ta helmuar.
Abramovich dhe negociatorët ukrainas, të cilët përfshijnë ligjvënësin e Krimesë, Rustem Umerov, tani janë në gjendje më të mirë shëndetësorë dhe nuk janë në rrezik për jetën.
Ndërkohë, raportohet se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili është takuar me Abramovich, nuk është prekur. Zëdhënësi i Zelensky tha se ai nuk kishte informacion për ndonjë helmim të dyshuar.Ekspertët perëndimorë që hetuan incidentin thanë se ishte e vështirë të përcaktohej nëse simptomat ishin shkaktuar nga një agjent kimik apo biologjik, apo nga një lloj sulmi me rrezatim elektromagnetik.


You must be logged in to post a comment.