
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Kuçovë ku një 26-vjeçar do të gjente vdekjen si pasojë e motit të keq.
Majkëll Vrapi ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në shtëpinë e një të afërmi të tij ku si pasojë e erës së fortë ra nga soleta duke marrë edhe plagë të rënda.
Rrëzimi nga një lartësi rreth 3 metër i shkaktoi të riut nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës fraktura dhe shembje në të gjithë trupin.
Ai u gjet pa ndjenja në tokë dhe u transportua drejt Spitalit Rajonal Berat.Ai ju nënshtrua një ndërhyrjeje të menjëhershme kirurgjikale por për shkak të gjendjes së tij të rënduar, 26-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë aty ku humbi edhe jetën.


You must be logged in to post a comment.