Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola shkoi ditën e djeshme në Kiev, në Ukrainë, për të shprehur mbështetjen dhe shpresën e Bashkimit Evropian për popullin ukrainas dhe për të dënuar sulmin e pajustifikuar rus. Ajo shkoi me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Ukrainës Verkhovna Rada, Ruslan Stefanchuk, njoftoi Zyra e Shtypit e PE.

“Jam këtu për t’ju thënë se jemi me ju, në kohë të mira dhe në kohë të vështira. Nuk do t’ju lëmë vetëm. Për mua, për Evropën, për botën, ukrainasit janë heronj; ju po luftoni për atë që ne të gjithë besojmë: lirinë, demokracinë, shtetin e së drejtës. Pa këto vlera nuk ka asgjë tjetër”, theksoi ajo.

Trending