SHBA/New York/ 731 mijë dollarë në ndihmë të dy shqiptarve që u goditën me thikë : Histori e pabesueshme e guximit vetëmohues të Louie dhe Qasim Suljoviç

Nga Beqir SINA – New York

Kongresi amerikan nderon dy shqiptarët nga Ulqini, babë e birë të cilët u shpallën Heronj të Nju Jorkut, për ndihmën që i dhanë një gruaje koreane 61 vjeçare

QUEENS NY : Një pronar picerie Queens dhe babai i tij u nderuan për guximin dhe heroizmin e tyre për ndihmën që I dhanë javën e kaluar një gruaje aziatike, nga Korea, gjatë një grabitjeje jashtë biznesit të tyre.

“Pa hezitim dhe pa u menduar dy herë, ata u hodhën në veprim – duke e vënë veten në rrezik për ta shpëtuar atë,” tha kongresistja Grace Meng e cila mbajti një ceremoni të veçantë për nder të tyre. : “Ata janë heronj të vërtetë, dhe unë dhe shumë njujorkez në Queens dhe në pjesënt tjetër të qytetit të Nju Jorkut duam vetëm të them faleminderit dhe të përshëndesi aktin e vetëmohimit dhe guximin e tyre.”

Louie Suljovic, 37 vjeç dhe babai i tij 68-vjeçar, Qazimi, u goditën disa herë me thikë të shtunën e kaluar, teksa po përpiqeshin të ndihmonin një grua aziatike 61-vjeçare, e cila u sulmua nga tre rinjë jashtë picerisë Louie’s në Elmhurst.

Qazimi është ende duke u rikuperuar nga plagët e tij në spitalin Elmhurst.

Babai dhe djali ishin në gjendje të mbanin dy nga të dyshuarit derisa policia mbërriti dhe i arrestoi ata.

Meng i dha të premten Suljoviçit të ri një shpallje dhe certifikatë njohjeje nga kongresi.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për ta dhe kurrë nuk do të harrojmë sakrificat që ata bënë për sigurinë e tyre për të ndihmuar një bashkëkombës njujorkez,” tha kongresistja republikane e Nju Jorkut, Grace Meng.

731 mijë dollarë në ndihmë të dy shqiptarve që u goditjtën me thikë

Melanie Brussat, organizatore e mbledhjes së ndihmave, as që e kishte menduar se per një javë, nëpërmjet GoFundMe, do të mblidheshin 731,380 dollarë të mbledhura nga qëllimi 75,000 dollarë. Lista e donatorëve numéron mbi 15.8 mijë donacione kryesisht aziatik që po organizojn këtë mbledhje fondesh në emër të dy shqiptarve nga Queens (NY), babë e birë Qazim dhe Louie Suljoviç.

Trending