
Nën një atmosferë festive u inagurua mbrëmjen e kësaj të premteje Radisson Colllection Morina Hotel Tirana. Oazi i luksit, i pozicionuar prane Liqenit të Thatë, premton ta çojë turizmin në kryeqytet, në një tjetër nivel.
Investimi marramendës vjen nga Julian Morina, i cili tregon se punimet e këtij hoteli janë tepër kualitative dhe të vlerësuara nga brandi ndërkombëtar Radisson Collection.
E pranishme në event ishte edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila shprehu krenari që Tiranës i është shtuar një investim i këtij lloji, duke certefikuar Radisson Collection Morina hotel, në radhën e hoteleve me 5 yje.
Të pranishëm gjatë festës ishin edhe kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj si edhe biznesmenë të njohur. Mbrëmja u mbyll me prerjen e shiritit dhe fishekzjarrët shumëngjyrësh, të cilët i hapën rrugën të gjithë atyre vizitorëve që janë në kërkim të luksit, komoditetit dhe perfeksionit.


You must be logged in to post a comment.