
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njoftoi mbrëmjen e së dielës se është përmbyllur procesi zgjedhor në degët e Fierit, Selenicës dhe Fushë Krujës.Procesi i votimit u mbyll në orën 18.00. Pas numërimit të fletëve të votimit, kryetarë të degëve të PD shpallen:
1. PD Fier, Rrapi Gjika me 56% të votave
2. PD Selenicë, Leonard Rakipaj me 76% të votave
3. PD Fushë Krujë, rikonfirmohet Agron Loka me 92% të votave.
Zgjedhjet u zhvilluan me parimin “një anëtar një votë”.


You must be logged in to post a comment.