
E shumëpërfolura si dashura e sekrete e Vladimir Putin është shfaqur në Moskë pas thashethemeve se ajo ishte fshehur në një shtëpi private në Zvicër ose në një bunker bërthamor siberian.Medalistja e artë olimpike Alina Kabaeva, 38 vjeç ishte prezente në një provë të gjimnastikës ritmike për të rinj në “VTB Arena” të Moskës përpara “Festivalit Alina” një ngjarje bamirësie e planifikuar për të shtunën.
Kabaeva besohet gjerësisht se është e dashura e kreut të Kremlinit dhe nëna e 4 fëmijëve të Putinit, të cilët ai kurrë nuk i ka njohur zyrtarisht. Fotot e Kabaeva në Moskë rindezën spekulimet se edhe ish-gjimnastja ka përdorur të njëjtin kirurg kozmetik si Putin për botoks dhe mbushës të rrudhave.
“Diçka vërtet ka ndryshuar në fytyrën e Kabaevës… atletja legjendare ishte dukshëm më e bukur”, – ka shkruar revista ruse “Cosmopolitan”.
Duke shmangur lidhjen e saj me Putinin në mënyrë që të mos censurohet nga shteti, revista nënvizon: “Alina Kabaeva është një nga gratë më misterioze dhe më të fshehta në vendin tonë. Gjimnastja pothuajse kurrë nuk shfaqet në publik, nuk del në rrjetet sociale dhe nuk është e mundur ta shohësh aksidentalisht në rrugë apo në qendra tregtare”.
Kanali në Telegram “Tol’ko Nikomu” gjithashtu duke zgjedhur fjalët e tij me kujdes për të shmangur censurën ruse la të kuptohej se ajo dhe Putin kanë të njëjtin kirurg plastik.
“Një paraqitje e re e rrallë e Alina Kabaeva. Kësaj radhe ajo është veshur casual dhe sërish me unazë martese. Dhe po, duket e njëjta dorë estetike në familje”
Një version televiziv i festivalit të Kabaeva do të transmetohet në prag të përkujtimit të Ditës së Fitores së Rusisë më 9 maj, që shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore. Kjo shihet si dita kur Putini do të shpallë një lloj fitoreje në Ukrainë, ndoshta duke pretenduar se ka marrë të gjithë Donbasin.
Perëndimi deri më tani nuk e ka sanksionuar Kabaevën, e cila përveç se është partnerja sekrete e përfolur e Putinit është gjithashtu kryetare e bordit të drejtorëve në National Media Group – një gjigant i madh televiziv dhe gazetash i në mbështetje të Kremlinit. Ajo ka një pagë prej gati 8 milionë funtesh në vit, citon lapsi.al. Kabaeva dhe familja e saj besohej se ishin dërguar në një shtëpi private në Zvicër ose në një nga bunkerët e klasës të lartë në Urale, Arktik ose Siberi.
Një peticion, i nisur nga qytetarët në Rusi, Bjellorusi dhe Ukrainë dy javë më parë, u ka kërkuar autoriteteve zvicerane që ta dëbojnë Kabaeva nga Zvicra dhe ta deportojnë atë në Rusi. Apeli, i cili e përshkruan Kabaeva si “gruaja e preferuar e diktatorit dhe kriminelit të luftës Putin” ka arritur që atëherë mbi 73 500 nënshkrime.
Putini dhe Kabaeva janë fotografuar së bashku në disa raste dhe hetimet nga Fondacioni Anti-Korrupsion, i krijuar nga kundërshtari i burgosur i Putinit, Alexei Navalny, zbuluan se disa oligarkë rusë në mënyrë të pashpjegueshme i kanë dhuruar prona, para dhe pasuri familjes së Kabaeva. Navalny ka kërkuar nga qelia e tij e burgut që Kavaeva të përballet me sanksione.
“Dua t’ju kujtoj se National Media Group, i cili zotëron pjesën e luanit të këtij aparati të gënjeshtrave, padyshim i përket personalisht Putinit dhe si i tillë drejtohet edhe zyrtarisht nga zonja e Putinit, Alina Kabaeva” – tha ai. Ai bëri thirrje që ajo si një propagandiste e Putinit të trajtohej si një “kriminele lufte”.

Ish-gjimnastja shihet rrallë në publik, por ajo u kap në video duke kërcyer në turneun e gjimnastikës ritmike ‘Hiri Hyjnor’ në Moskë në dhjetor të vitit të kaluar, vetëm disa javë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën. Ishte dalja e saj e fundit publike para kësaj jave.
Thashethemet e lidhën atë me Putinin qysh në vitin 2008, kur ajo ishte një deputete pro-Kremlinit. Gazeta që publikoi historinë u mbyll me shpejtësi. Putin – i cili në vitin 2013 njoftoi divorcin e tij nga gruaja Lyudmila, një ish-stjuardesë e Aeroflot – ka thënë më parë: “Kam një jetë private në të cilën nuk lejoj ndërhyrje. Duhet të respektohet”. Ai sulmoi “ata që me hundën e tyre të njollosur dhe fantazitë erotike zvarriten në jetët e të tjerëve”.Kabaeva thotë se ka takuar një burrë që “e do shumë” duke shtuar: “Ndonjëherë ndihesh aq e lumtur sa edhe ndihesh e frikësuar”.
Në vitin 2001, Kabaeva u ndalua përkohësisht nga garat në gjimnastikë ritmike pasi dështoi në një test dopingu, citon lapsi.al. Një vit më parë ajo kishte fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike verore të vitit 2000.Një herë ajo pozoi pothuajse nudo për Maxim. Ka pasur shumë raporte që ajo mbante një unazë, por nuk kishte të dhëna për një martesë. Ajo raportohet të ketë një flotë me limuzina Maybach në dispozicion ndërsa u pa e rrethuar nga një skuadër rojesh të sigurisë gjatë vizitës në një kafene në Moskë. Kjo tregon se edhe ajo kualifikohet për sigurinë sipas nivelit shtetëror.

“Alina nuk jep intervista, nuk merr pjesë në ngjarje sociale, as nuk merr pjesë në ndonjë program televiziv. Mund të merret me mend se çfarë po ndodh në jetën e saj private”, citon lapsi.al. Në deklaratën e saj të vetme të lidhur me luftën, Kabaeva kritikoi refuzimin për të lejuar skuadrën ruse të garonte në Paraolimpiadën e Pekinit.
“Nuk ka pasur kurrë një faqe më të turpshme në historinë e sportit botëror. Ata nuk u shqetësuan dhe nuk hoqën nga gara asnjë vend që mori pjesë në shkatërrimin e qindra mijëra civilëve në Jugosllavi, Irak, Libi dhe Siri. Por zyrtarët e sportit ishin shumë të zemëruar kur Rusia vendosi të mbronte Donbasin dhe Luhanskun nga nazistët” – u shpreh ajo.
Ajo u ankua se zyrtarët olimpikë “u përpoqën kaq shumë për të poshtëruar rusët, ndaluan simbolet, flamurin dhe himnin”, por megjithatë rusët ia dolën mbanë “për shkak të talentit të atletëve”. “Rusia ishte, është dhe do të jetë një fuqi e madhe sportive – dhe ju nuk mund të bëni asgjë për këtë” – tha Kabaeva.


You must be logged in to post a comment.