Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter me epiqendër në Stolac të Bosnje Hercegovinës është ndjerë në të gjithë Ballkanin deri në brigjet e Adriatikut në Itali. Lëkundjet u ndjenë për rreth 30 sekonda dhe një vajzë raportohet të ketë humbur jetën në Stolac. Dëshmitarë të ngjarjes thanë se e reja u godit nga gurët dhe ndërroi jetë në spital. Deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës nuk u raportua për viktima të tjera.

Sizmiologët thonë se ky ishte tërmeti më i fortë i 50 viteve të fundit në Bosnje Hercegovinë
Filimisht u raportua për një magnitudë 6.0 e shkallës Rihter, por më vonë matjet u saktësuan. Lëkundjet e tokës shkaktuan dëme materiale në disa objekte.

“Sonte rreth orës 23:00 ka ndodhur një tërmet i fuqishëm. Disa të lënduar janë paraqitur në Shtëpinë e Shëndetësisë. Një person është lënduar rëndë dhe e kemi transportuar në spitalin e Mostarit dhe disa persona të tjerë janë me lëndime të lehta”, tha Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Stolac, Kazimir Raguž.

“Kemi ardhur këtu sonte me katër ekipe emergjente, jemi të gatshëm të reagojmë nëse nevojitet diçka tjetër. Ajo që ne dimë nga terreni është se ka rrëshqitje të vogla dherash, disa dëmtime të vogla të fasadave etj. Mbrojtja Civile do të vlerësojë më tej situatën në terren. diçka për të ndihmuar dikë”, theksoi ai.

Qytetarët e tjerë të lënduar tha ai kanë pasur dëmtime të lehta, si gërvishtje, ndrydhje kyçesh etj, dhe të gjithë janë kthyer në shtëpitë e tyre.

“Isha shtrirë për të fjetur kur gjithçka u tund. Nuk kam ndjerë kurrë një tërmet të tillë në jetën time. Gjithçka që ishte në raftet ra në dysheme”, tha qyteti Alma Čerkez, një banore e Stolacit për mediat vendase.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë për godina të dëmtuara, mure të krisura, apo çati të çara.

Nga Qendra Shëndetësore në Stolac bëjnë të ditur se ka më shumë të lënduar, por nuk e kanë numrin e tyre të saktë.Në Lubinjë thuhet se ka dëmtime në ndërtesa dhe makina, njerëzit janë të frikësuar dhe kanë dalë në rrugë. Disa persona kanë mbetur të plagosur lehtë.

Trending