Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko tha se do të shkatërrohet një statujë e madhe prej bronzi që feston miqësinë midis Ukrainës dhe Rusisë. Skulptura e dy punëtorëve qëndron pranë lumit Dnieper që nga viti 1982.Të martën, ajo do të shkulet. Një skulpturë e dytë do të mbulohet dhe Harku i famshëm i Miqësisë do të riemërohet dhe do të rindizet nga ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

“Ky monument nuk është i rëndësishëm për ne apo historinë tonë. Ne nuk kemi qenë kombe vëllezër me Rusinë për 8 vitet e fundit. Nesër duhet të jetë një ditë e madhe për kombin tonë. Që nga 24 shkurti, Rusia na ka shkatërruar” – i tha BBC, Maria një qytetare ukrainase.

“Jam dakord me vendimin, nuk kam asnjë keqardhje nga ana ime. Miqësia jonë me Rusinë u shkatërrua në vitin 2014. Ne nuk kemi më nevojë për këtë skulpturë” – shton Sergei, një tjetër ukrainas./BBC

Trending