
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka paralajmëruar ditën e sotme se çdo vend që do të ndërhyjë për ti ofruar ndihmë Ukrainës, do të marrë një përgjigje të shpejtë nga Rusia, pa e menduar dy herë.
“Nëse dikush nga jashtë përpiqet të ndërhyjë në Ukrainë, përgjigja jonë do të jetë e shpejtë rrufe. Ne i kemi të gjitha mjetet për t’u kundërpërgjigjur, me të cilat nuk mburremi por do t’i përdorim nëse është e nevojshme,” tha ai.Udhëheqësi rus shtoi se të gjitha vendimet se çfarë do të përfshijë kjo përgjigje janë marrë tashmë, por nuk dha ndonjë detaj të mëtejshëm.


You must be logged in to post a comment.