Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku ai hedh në det një mace pas e josh atë me ushqim në ballkonin e një taverne peshku në Edipsos.

Mediat thonë se shqiptari 30-vjeçari u arrestua në banesën e tij. Ai u identifikua nga një tatuazh që mbante. Ai është me precedentë penalë për çështje droge. Torturimi i kafshëve është një vepër penale në Greqi dhe dënohet nga gjobë deri në 50 mijë euro deri në dënim me burg deri në 10 vjet. Lajmin për arrestimin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos.

Pak më parë policia greke arrestoi një person që ka shkelmuar dhe ka hedhur në det një kotele. Dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme. Qeveria ka miratuar një ligj të rreptë për të mbrojtur kafshët nga abuzimi, i cili tashmë është në fuqi, por gjithsesi është çështje njerëzimi dhe kulture. Jam thellësisht i trishtuar nga ata që keqtrajtojnë kafshët dhe ata që e tolerojnë atë. I përgëzoj nga zemra ata që e ngritën këtë çështje. Arsyeja tashmë i përket drejtësisë greke” – shkroi ai në Facebook.

Video e publikuar ka pasur reagime të shumta në opinionin publik. Vetë i riu, duket se nuk e ka kuptuar atë që ka bërë, por as nuk është penduar. Në një postim në Instagram ai thotë se nuk i vjen keq për atë që ka bërë.

Trending