Liverpooli “rrezikon”, por merr kalimin për finalen e Champions League 2021-2022. Pas 2-0 në Anfield, skuadra e Klopp triumfon 2-3 me Villarreal, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales dhe pret tashmë sfidën e kthimit Real-City për të zbuluar kundërshtarin e aktit të fundit të turneut në Paris. Në Estadio de la Ceramica në pjesën e parë “Nëndetësja e Verdhë” e nisi fuqishëm dhe trembi Reds me golat e Dias (3′) dhe Coquelin (41′). Në pjesën e dytë, Liverpooli reagoi dhe falë portierit Rulli, katastrofik në 45 minutat e dyta, përmbys gjithçka falë Fabinhos (62′), Luis Diaz (67′) dhe Mané (74′). Në fund spanjollët e mbyllën me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Capoue.

Trending