
Dubai është një ndër destinacionet turistike më të preferuar. Luksi i shfrenuar që ofron ky vend është kthyer edhe një oaz për yjet e showbizit por edhe për personat të cilët kanë probleme me drejtësinë. Në këtë trend të ri botëror nuk mbeten pas as shqiptarët.
Një “rrjedhje” e madhe e dokumenteve konfidenciale për pronat e të huajve në Dubai ka nxjerrë në pah pronarët e vilave luksoze, apartamenteve dhe kompanive në këtë qytet. Dubai njihet si një strehë e pasanikëve dhe biznesmenëve nga e gjithë bota.
Në mesin e tyre ndodhen edhe shtetas shqiptar shkruan gazeta norvegjeze e cila, sipas të dhënave për pronat që zotërojnë të huajt në Dubai, më pak se 17 persona nga Shqipëria kanë regjistruar 19 prona në vlerë të përbashkët prej 7 milionë dollarë në Dubai.
Dokumentet e publikuara për të huajt nga mbarë bota, të cilët janë njerëz që janë të përfshirë në trafik droge, krim financiar, korrupsion, dhe zotërojnë prona në Dubai.
Prokurori i shtetit norvegjez, Petter Noreng tha se ai e konsideron investimin në pasuri të paluajtshme në Dubai një metodë të mundshme të evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.
Pretendohet se fshehja e vlerave të mëdha të pasurisë sot kërkon shumë ndihmë nga profesionistët, ndaj është shumë më e lehtë të blesh prona të paluajtshme në Dubai dhe në këtë mënyrë të “pastrosh” paratë.


You must be logged in to post a comment.