Pasditen e sotme në Fier është gjetur trupi i pajetë i një 42-vjeçari, që sipas policisë rezultonte se ishte larguar nga banesa mbi një muaj më parë, në 26 mars. Nga këqyrja paraprake e policisë, nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i Julian Priftit ka pasur shenja litari në fyt. 

Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Trending