Pas një viti e gjysmë qëndrimi në paraburgim, dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me katër vjet e gjysmë burg.
Nasim Haradinaj, me një kollare me flamurin kombëtar të shqiptarëve, i buzëqeshur dhe gjakftohtë, po priste dënimin ndaj tij, pak minuta pasi shoku i tij ishte shpallur fajtor.

