
Presidenti i Apollonisë, Koço Kokëdhima është shfaqur ditën e sotme në krah të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Duket se debatet e forta të disa viteve më parë që çuan gjer në përjashtimin e tij nga partia, janë harruar dhe tashmë Kokëdhima është afruar sërish me socialistët. Disa vite më parë Taulant Balla dhe Koço Kokëdhima kanë patur debate të zjarrta brenda familjes socialiste.
Pjesë nga një debati Kokëdhima dhe Balla:
Taulant Balla: Po ti ku shkon pa u votuar?
Koço Kokëdhima: Nuk kam kohë të pres, kam shume punë të tjera.
Taulant Balla: Pse, ka ndonjë punë më të rëndësishme për deputetët, sesa vota në Kuvend. Ulu aty, lëri llafet.
Koço Kokëdhima: Kemi 30 minuta që presim të votojmë.
Taulant Balla: Po po, u lodhe ti. Erdhe ne 2 dhe po ikën ne 4. Unë kam që në mëngjes këtu. Ulu tani se do votojmë.
Kokëdhima dhe Balla kanë qenë dhe në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Fierit Armando Subashi për të parë ndeshjen në stadiumin “Loni Papuçiu” ku luante Apolonia me Tërbunin. Kujtojmë se Koço Kokëdhima është presidenti i Apollonisë ndërsa Balla është drejtues qarku i Fierit për PS, asnjëri prej tyre nuk është më i preferuari i Ramës dhe vetmia duket se i ka afruar me njëri-tjetrin.


You must be logged in to post a comment.