
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së martës në Tiranë. Një i ri shtetas shqiptar është rrahur në mënyrë brutale nga tifozët e ekipit holandez të Feynoord.
Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e “9-katësheve”. Të njëjtat burime shkruajnë se i plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Siç duket dhe nga pamjet i plagosuri ndodhet i shtrirë në trotuar, pa mundur të ngrihet në këmbë dhe i mbuluar me gjak në pjesën e fytyrës.


You must be logged in to post a comment.