Ofensiva ruse në Ukrainë vazhdon në lindje të vendit, duke ndjekur strategjinë për të marrë fshat pas fshati. Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky, për herë të parë u zhvendos zyrtarisht nga Kievi në Kharkiv ku largoi shefin e mbrojtjes lokale.Presidenti amerikan Joe Biden ka vendosur që të mos dërgojë raketa me rreze të mesme në Kiev, që mund të godasin territorin rus. Lajmi bëhet i ditur në ditën e 96 të kluftës në Ukrainë, në një kohë që Rusia shprehu kritika ndaj furnizimit të Ukrainës me armë nga Perëndimi. Ndërkohë, mendohet se në Mariupol, civilët e vrarë mund të jenë shumë më tepër se 22 mijë. Një shifër e tillë u aritkulua nga kryetari i bashkisë Vadym Boychenko, i cili shtoi se gjithnjë  më shumë varreza masive po dalin në dritë. Ditën e sotme, forcat ruse ekzekutuan një gazetar francez, pranë Severodonetskut, teksa po ndiqte  evakuimin e civilëve nga rajoni.

Prokurorja e Përgjithshme e Kievit, Irina Venediktova, ka njoftuar gjykimin e parë të një ushtari rus të akuzuar se ka vrarë një burrë dhe ka përdhunuar bashkëshorten e tij. .

Në qytetin port jugor të Khersonit , ushtria ukrainase pretendon se ka nisur një kundërofensivë në një përpjekje për të rimarrë tokat e pushtuara nga Rusia, ndoshta duke paralajmëruar një fazë të re të luftimeve. “Kherson reziston, ne jemi afër,” shkroi në Twitter Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Trending