Nga Klodian Tomorri

Nje burre 34 vjec me shume halle humbi jeten pasi ra nga pallati ku punonte ne Kurbin. Invalid dhe ne gjendje shume te veshtire ekonomike, punetori fatkeq la pas 3 femije jetime.

Aksident ne pune, qe mund te ndodhe nga fati i keq. Por jo ne Shqiperi. Ketu pas cdo tragjedie, qendron nje krim.

Pallati ku punonte i ndjeri ishte pjese e programit te rindertimit ne Kurbin. Por hetimet e prokurorise kane zbuluar se punetori ishte i pasiguruar. Pra ne nje program qeveritar, kompania private qe ka fituar tender rindertimi apo nenkontraktoret e saj punojne me punetore te pasiguruar.

Kur kontraktoret e qeverise marrin guximin dhe ndertojne vepra publike me punonjes te pasiguruar, kush eshte autoriteti qe i garanton rregullat e sigurise ne pune? Keto jane krimet dhe padrejtesite qe e gerryjne Shqiperine. Por fatkeqesisht keto jane plaget qe Shqiperia kuron me pak.

Sepse halli kombetar i Shqiperise sot nuk eshte padrejtesia ndaj atyre qe jeta i ka vene poshte, as babezia e atyre qe plackisin nga maja lart. Halli kombetar i Shqiperise sot eshte kush pallohet me ke ne Librazhd, Peshkopi apo Konispol.

Per kete mjafton te shohesh televizionet ne darke. 8 milione ore transmetimi per nje ceshtje qe nuk ka asnje grime interesi publik dhe 30 sekonda mbulim per nje fukara qe e vret shteti dhe padrejtesia. Kjo eshte Shqiperia qe ha veten.

Trending