Kandidati per President Republike i propozuar nga Partia Socialiste ëahtë Bajram Begaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ai është komunikuar sot nga Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS.

Nesër pritet që të bëhet miratimi në Grupin Parlamentar të PS dhe pasdite në orën 18:00 do të shkohet për votim në seancë plenare. Në vitin 2020, Bajram Begaj mori detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare. Bajram Begaj është Profesor i Asociuar i Mjekësisë. Ai është i martuar me Armanda Begaj dhe kanë dy fëmijë të rritur.

Duke përligjur zgjedhjen e tij Rama përmendi shembullin e Moisiut që vinte nga radhët e ushtrisë. “Gjithçka që rodhi pas tij shkoi keq e më keq” tha kryeministri duke i konsideruar si të tilla presidencat, Nishani, Topi dhe Meta.

Ndonëse Rama evokoi shembullin e ushtarakëve në drejtimin e shtetit, emri i Begajt është përfolur në transferimin e pronave të ushtrise tek privatët me bekimin e qeverisë.

Ish ushtaraku i lartë Artur Meçollari qe ka denoncuar në Spak tjetërsimin e pronave të portit te Sarandës dhe atij të Shëngjinit ka renditur si një nga përgjegjësit edhe shefin e shtabit Begaj.

Trending