
Ditën e sotme u publikuan pamjet spektakolare të grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Koplik rreth një muaj më parë. Në pamje dukeshin tre autorët që me maska dhe kallashnikovë kanë terrorizuar punonjësit e bankës dhe janë larguar duke marrë me vete mijëra euro.
Por këto pamje përveç momentit të grabitjes që ngjason me një skenë filmi nxorri zbuluar edhe paaftësinë e Policisë së Shtetit për të reaguar. Në pamje mund të shihet se në momentin e daljes së grabitësve, përpara bankës qëndron një makinë policie.Fillimisht duket se patrulla tenton t’i bllokojë rrugën makinës së grabitësve, por kjo nuk ndodh pasi efektivet nuk kanë kryer asnjë veprim për ndalimin e grabitësve. Efektivët e policisë duket se janë gjetur të papërgatitur përballë grabitësve të armatosur dhe nuk kanë denjuar as të zbresin nga makina, e jo më të tentojnë të neutralizojnë grabitësit.


You must be logged in to post a comment.